Specialja shton dy seanca për fjalët përfundimtare, shmang 17 shkurtin

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka njoftuar afatet e reja dhe urdhrat proceduralë që lidhen me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve nga ekipet mbrojtëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përveç sesioneve të planifikuara nga 9 deri më 13 shkurt 2026, Gjykata ka caktuar edhe dy data shtesë për fjalët përfundimtare: 16 dhe 18 shkurt. Kështu, Specialja edhe këtë vit ka shmangur mbajtjen e seancave më 17 shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës — një praktikë që e ka ndjekur në dy vitet e fundit. Megjithatë, ky respektim ceremonial nuk ishte ndjekur në vitin 2023, kur pikërisht në 17 shkurt ishte caktuar një seancë ndaj Hashim Thaçit dhe bashkë të akuzuarve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, kërkon narko-test për deputetët e rinj, deklarata që ngre debat për etikën dhe institucionet

Burim Ramadani nga AAK ka kërkuar që deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës t’i …