Sqarim për Opinionin Publik nga DBZhR e Komunës së Vitisë

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, dëshirojmë të u’a bëjmë me dije se dezinformimi publik i këshilltares komunale nga Lëvizja Vetëvendosje Liridona Bislimi është bërë rutinë dhe shprehi e punës së saj. Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Vitisë me mundësitë dhe kapacitetet e veta ka përkrahur familjen e Enver Qosa në dy raste: Në vitin 2015 me makinë mjelëse dhe në vitin 2017 me makinë për qethjen e deleve. Këto kanë qenë mundësitë të cilat Drejtoria e Bujqësisë i ka poseduar, dhe shpresojmë që në të ardhmen ti përkrahim fermerët dhe të gjithë ata që merren me bujqësi dhe prodhimet të ndryshme. Kërkojmë nga kjo këshilltare që mos të flas të pavërteta në opinionin publikë sepse lirisht mundë të themi që, Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Vitisë është ndër më të suksesshmet në Republikën e Kosovës.

Me respekt Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …