Stabilizohet moti në Shqipëri me reshje mesatare shiu kryesisht në Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Fier

Stabilizohet moti në Shqipëri me reshje mesatare shiu kryesisht në Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Fier

24 orët në vijim do të jenë të qeta, me reshje mesatare shiu kryesisht në Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Fier. Instituti i Gjeoshkencës parashikon që rreziku nga përmbytja e lumenjve në të gjithë territorin do të ulet ndjeshëm. Prurjet e lumenjve do të kthehen në nivele normale dhe nuk parashikohen përmbytje. Reshjet do të vijojnë sërish edhe në 24 orët e ardhshme, por do të jenë të kufizuara. Në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit, reshjet do të jenë në formë dëborë, shoqëruar me erë të lehtë. Ndërkohë, në rrethe të ndryshme të vendit situata po shkon drejt përmirësimit. Në Lushnje uji ka filluar të tërhiqet në lumenj, ndërsa 7 mjete po punojnë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …