leoni

Stephan Müller: Romët në Ballkanin Perëndimor, nevojitet një ndryshim rrënjësor i politikës

Stephan Müller: Romët në Ballkanin Perëndimor, nevojitet një ndryshim rrënjësor i politikës

Situata e romëve në Ballkanin Perëndimor vështirë që është përmirësuar vitet e fundit, edhe pas nismave të ndryshme të BE-së. Është koha për një rishikim rrënjësor dhe masa të reja në Berlin dhe Bruksel. Qeveria gjermane dhe BE-ja duhet ta njohin dhe të luftojnë kundër anti-ciganizmit si shkakun kryesor të diskriminimit ndaj romëve dhe të krijojnë perspektiva konkrete për romët në tregun lokal të punës.

Megjithë investimit të gjerë (financiar) nga Bashkimi Evropian si pjesë e procesit të pranimit dhe gjithashtu bilateralisht, situata e Romëve në Ballkanin Perëndimor është përmirësuar shumë pak në 20 vjet e fundit. Nismat ndërkombëtare sikurse Dekada e Përfshirjës së Romëve 2005-2015 dhe nisma pasuese Roma Integration 2020, si dhe miratimi i ligjeve ndërkombëtare, strategjitë, dhe planet e veprimit nuk kanë qenë në gjendje ta ndryshojnë këtë.

Anti-ciganizmi i jep formë situatës së romëve në Ballkanin Perëndimor

Të dhënat e mëposhtme për situatën e romëve japin një pasqyrë të politikave joefektive të viteve të fundit në nivelin kombëtar dhe të BE-së dhe demonstrojnë nevojën për një ndryshim rrënjësor të orientimit. Të dhënat për popullsinë më të re rome u zgjodhën qëllimisht, pasi ato do të kishin përfituar më shumë nga investimi i viteve të fundit, përfshirë investimin e gjerë në masa e arsimit. Në vitin 2017, 78% e romëve të rinjë (të moshës 18 deri 24) në Shqipëri nuk ishin në shkollim, punësim apo trajnim (NSHPT). Në Bosnjë dhe Hercegovinë është 86%, në Kosovë 78%, në Mal të Zi 82%, në Maqedoninë e Veriut 74% dhe në Serbi 73%. Për shumicën e popullatës në Ballkanin Perëndimor, përqindja përkatëse e të rinjve është midis 33 dhe 59 përqind; në BE, shkalla mesatare është 14.3%, derisa në Gjermani shkalla është vetëm 8.6%. Romët e rinj mes moshës 18 dhe 21 vjeç, midis 31% (Mali i Zi) dhe 69% (Maqedonia e Veriut) kanë mbaruar arsimin e detyrueshëm; Në të kundërt, 93% deri 96% të popullatës shumicë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të diplomuar.

Në dhjetë vitet e fundit, më shumë se 200,000 romë nga Ballkani Perëndimor, afërsisht një e pesta e popullsisë rome në rajon, kanë bërë kërkesë për azil në të gjithë BE-në, duke përfshirë më shumë se 100,000 në Gjermani. Ka edhe dhjetëra mijëra të tjerë që rregullisht punësohen në punë (joformale) në gjithë Evropën Perëndimore.

Anti-ciganizmi, paragjykimi specifik racor ndaj sinti dhe romëve bazuar në paragjykime, stereotipe dhe armiqësi është shkaku kryesor i diskriminimit ndaj romëve dhe përjashtimit të tyre nga shoqëria. Deri më tani, lufta kundër anti-ciganizmit dhe diskriminimit strukturor kundër romëve nuk ka qenë një përparësi kryesore në politikën gjermane në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Ikja dhe shpërngulja e detyruar e shumë romëve në Gjermani dhe BE kryesisht u është atribuar thjeshtë arsyeve ekonomike. Në përputhje me qeveritë e Ballkanit Perëndimor, udhëheqësit politikë të Gjermanisë dhe BE-së kanë injoruar kështu ndikimin e anti-ciganizmit në situatën sociale dhe ekonomike të romëve, si një arsye për migrimin e tyre të detyruar. Ky injorim si pasojë ka rezultuar në dështimin për të luftuar në mënyrë adekuate anti-ciganizmin dhe diskriminimin strukturor ndaj romëve.

Kryesia e BE-së është një mundësi për Gjermaninë për të marr përgjegjësi

Në gjysmën e dytë të vitit 2020, Gjermania do ta merr presidencën e rradhës të BE-së. Në të njëjtin vit, duhet të miratohet Korniza e re e BE-së për Pjesëmarrje të Barabartë të sinti dhe romëve dhe për Luftimin e Anti-ciganizmit; kjo do të ketë një ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor. Berlini duhet të shfrytëzojë mundësinë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë shtetet e tjera anëtare të BE-së dhe Bashkimin Evropian, në zhvillimin dhe zbatimin e një politike më gjithëpërfshirëse ndaj romëve që njeh luftën kundër anti-ciganizmit si një element kyç.

Për më tepër, Gjermania ka një reputacion që mund ta përdorë për t`i bindur qeveritë e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë në zbatimin e politikave të reja dhe të inkurajoj dhe mbështes procese të tilla, si dhe ta përfshij atë në një politikë të re kombëtare ose të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Gjermania gjithashtu ka një përgjegjësi historike ndaj sinti dhe romëve që nuk duhet të përjashtojë romët e Ballkanit Perëndimor. Vetëm një përmirësim i gjendjes së tyre do të zvogëlojë presionin që çon në migrim të mëtejshëm të detyruar.

Nevoja për çasje gjithpërfshirëse dhe mundësitë për megrim legal për qëllime të punës

Qeveria gjermane kështu mund të japë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e situatës së romëve në Ballkanin Perëndimor. Për ta bërë këtë, Gjermania do të duhet të hartojë një program afatgjatë dhe gjithëpërfshirës për të promovuar përfshirjen e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe të mbështesë qeveritë dhe shoqëritë përkatëse në Ballkanin Perëndimor në zbatimin e tij në koordinim me BE-në. Komponentet kryesore do përfshinin:

Luftën kundër anti-ciganizmit, si shkakun kryesor për përjashtim shoqëror  dhe diskriminim në Ballkanin Perëndimor.

Përfshirjen dhe forcimin më të madh të shoqërisë civile rome në Ballkanin Perëndimor në çasje më pjesëmarrëse.

Forcimi i komuniteteve lokale rome (fuqizimi i komunitetit) në mënyrë që integrimi të jetë i qëndrueshëm.

Një përqendrim më të fortë në aftësimin profesional për romët e rinj. Kjo gjithashtu mund të jetë një përgjigje për fuqinë punëtore në shumë profesione, të tilla, për shembull, në Serbi.

Përfshirja aktive e romëve në mekanizmat ligjorë të migracionit për punë. Brenda kornizës së Rregullorës së Ballkanint Perëndimor, romët mezi konsideroheshin, megjithëse skema fillimisht synonte të ofronte mundësi për migracionin legal të punës edhe për romët. Për sa kohë që anti-ciganizmi e bën të vështirë për romët të hyjnë në tregun e punës në vendet e tyre të lindjes, pjesëmarrja në programe të tilla do të mbetet thelbësore. Alternativa e vetme për shumë romë është gjenerimi i të ardhurave në tregun joformal të punës në Evropën Perëndimore.

Në frymën e një politike më të arsyeshme ndaj Sintit dhe Romëve, si në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe në Gjermani, Gjermania gjithashtu duhet të përqëndrohet në një integrim të qëndrueshëm të romëve që jetojnë në Gjermani dhe të rimendon praktikat e dëbimit, të cilat kanë prekur edhe Romët e lindur në Gjermani ose të cilët kanë jetuar këtu për 20 vjet.

Qeveria gjermane duhet të përqëndrohet në dy komponentë: luftën kundër anti-ciganizmit dhe integrimin më të mirë të romëve në tregun e punës.

Luftimi i anti-ciganizmit duhet të jetë prioriteti i parë i Gjermanisë

Politika gjermane duhet të jetë në qendër të mbështetjes së luftës kundër anti-ciganizmit në Ballkanin Perëndimor. Sidoqoftë, kjo gjithashtu kërkon një ndryshim të paradigmës politike që prezanton një “çasje të bazuar në të drejtat e njeriut” me përgjegjësinë e “bartësit të detyrës” në politikat me romët. Politikanët dhe shoqëria e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin përgjegjësi për situatën aktuale si dhe për përmirësimin e saj. Lufta kundër anti-ciganizmit duhet të jetë gjithashtu një detyrë gjithëpërfshirëse që përfshin reforma në tregun e punës dhe sistemet arsimore.

Pikat fillestare konkrete, me të cilat Gjermania mund të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër anti-ciganizmit duke e bërë atë edhe të detyrueshëm, do të përfshinte projekte edukimi dhe trajnimi për grupe të ndryshme shoqërore (përfshirë mësuesit, oficerët e policisë, nëpunësit civilë dhe punëdhënësit), duke promovuar mbulimin e përgjegjshëm medial, ndjekjen e vazhdueshme të deklaratave të anti-ciganizmit, dhunës dhe akteve të diskriminimit, si dhe përfshirja e romëve në institucionet kundër diskriminimit. Shtuar kësaj do të ishte i nevojshëm promovimi i një narrativi shoqëror që përcakton Romët si anëtarë të kombit-shtet dhe shoqërisë së saj dhe jo si “të tjerët”. Ballkani Perëndimor mund të përfitojë nga përvoja e Gjermanisë në luftën kundër anti-ciganizmit dhe nga propozimet e një koalicioni ndërkombëtar të organizatave të shoqërisë civile.

Integrimi i romëve në tregun e punës kërkon vullnet dhe durim politik

Së dyti, një pjesë e rëndësishme e një politike të re duhet të jetë edhe integrimi më i mirë i romëve në tregun lokal të punës. Nga njëra anë, shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për punësimin proporcional të romëve në shërbimin civil, të cilin ata nuk kanë arritur të bëjnë me vite. Përveç masave klasike të krijimit të vendeve të punës dhe trajnimit dhe masave të kërkuara në luftën kundër dhe parandalimin e anti-ciganizmit, duhet të vendosen lidhje më të mira midis shkollës dhe formimit profesional. Për shkak të nivelit të ulët të arsimimit dhe aftësimit të shumicës së romëve, masat e krijimit të vendeve të punës dhe trajnimit janë përqendruar kryesisht te personat pa arsim ose formim profesional. Sidoqoftë, profesionet rezultuese mezi lejojnë përparim individual ose shoqëror, dhe madje mund të forcojnë paragjykimet ndaj romëve. Një përqendrim shtesë në arsimin e kualifikuar, të dyfishtë, jo vetëm që do të përmirësojë situatën ekonomike dhe sociale të të diplomuarve, por gjithashtu do të ndihmojë në uljen e paragjykimeve ndaj romëve.

Sidoqoftë, sukseset do të jenë të dukshme vetëm në planin afatmesëm ose afatgjatë. Prandaj, Gjermania duhet të jetë e përgatitur të mos mendojë në ciklet tradicionale të projektit prej tre ose katër vjet, por të ndjekë një program afatgjatë, ashtu si procesi për zgjerimin e BE-së është hartuar për një afat të gjatë. Në parim, politika gjermane duhet të jetë e përgatitur të kërkojë masa konkrete për të luftuar anti-ciganizmin dhe diskriminimin nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor dhe të bëjë të qartë në procesin e pranimit në BE se nuk është më e mjaftueshme për të miratuar strategji dhe plane veprimi pa i zbatuar ato në të vërtetë. Për këtë qëllim, qeveria gjermane gjithashtu duhet të punojë brenda BE-së për të siguruar që Brukseli ndjek të njëjtat politika në mbështetje të procesit të pranimit në BE.

Përfundimisht, megjithatë, qeveritë përkatëse në Ballkanin Perëndimor duhet të marrin përgjegjësi dhe të jenë përgjegjës, së bashku me shoqërinë lokale, për zhvillimin dhe zbatimin e masave për të përmirësuar kushtet e jetesës së romëve. Me Deklaratën e Poznanit iniciuar nga Maqedonia Veriore për përfshirjen e romëve në procesin e zgjerimit të BE-së, ata tashmë kanë ndërmarrë një hap të parë drejt fillimit të një politike të re rajonale ndaj romëve. Derisa luftimi i anti-ciganizmit dhe diskriminimit luan një rol të vogël në Deklaratë, kjo pasqyron gatishmërinë e qeverive për të bërë më shumë për përfshirjen e romëve. Gjermania duhet të mbështesë këtë proces nëse dëshiron të promovojë një shtet ligjor demokratik dhe kushtetues karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Drejt politikës së re me romët në Ballkanin perëndimor është nismë e përbashkët e Roma Active Albania ; Otaharin – Shoqata e Qytetarëve për Promovimin e Arsimit të Romëve (Bosnje dhe Hercegovinë); Zentralrat Deutscher Sinti und Roma (Gjermani); Advancing Together – AT (Kosovë), Voice of Roma, Ashkali and Egyptians në Kosovë (Kosova); NVO ROM ” Koračajte sa nama – Phiren Amenca” (Mali i Zi); Romalitico – Instituti për Kërkime dhe Analiza të Politikave (Maqedonia e Veriut), Forum Roma Srbije (Serbi), Shoqata e Koordinatorëve për Çështjet e Romëve (Serbi). Përkrahur nga Auswärtiges Amt Gjermani”

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: VMRO-DPMNE përpiqet të shfrytëzojë qëndrimin anti-BDI për të mbuluar dështimet e veta

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të …