Stephen Doughty: Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën

Kundër sulmit ndaj kanalit të Ibër – Lepencin ka reaguar edhe ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Stephen Doughty. Ai e ka dënuar ashpër këtë sulm terrorist dhe ka kërkuar që urgjentisht të gjenden autorët dhe të ballafaqohen me drejtësinë. Sulmi i tmerrshëm ndaj ujësjellësit të Ibër Lepencit kishte për qëllim të prishte jetën në të gjithë Kosovën. Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të emergjencës për të kufizuar dëmet kanë rikthyer infrastrukturën jetike.  Duhet të bëhet një hetim i plotë dhe i menjëhershëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ministri i Britanisë së Madhe për Evropë, Stephen Doughty.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti zbulon ofertën për Nismën: Limajt i ishin propozuar katër pozita të larta me vetëm tre deputetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, ka zbuluar …