Stërvitja shumëkombëshe “Mbrojtësi i Evropës ‘23” përmbylli aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë

Stërvitja shumëkombëshe “Mbrojtësi i Evropës ‘23” përmbylli aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë

Stërvitja shumëkombëshe “Mbrojtësi i Evropës ‘23” përmbylli aktivitetet e saj në territorin e Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në garnizonin e Zall-Herrit, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se kjo stërvitje, përveçse testoi elementët e dislokueshmërisë dhe ndërveprueshmërisë në përgjigje të krizave, në një diapazon të gjerë operacionesh si dhe aftësitë e potencialet e vendeve pritëse, transmetoi edhe një mesazh shumë të fuqishëm, atë të unitetit. “Stërvitje të tilla demonstrojnë qartazi angazhimin e SHBA-së dhe NATO-s si garantuese të rendit dhe sigurisë në zonën euroatlanetike. Aktiviteti  përbën një shembull të qartë dhe konkret të faktit se NATO dhe aleatët janë më të fortë së bashku, duke kontribuuar dhe investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse kolektive”, theksoi Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …