Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama deklaroi se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike. Ai publikoi në rrjetet sociale pamje gjatë takimit që zhvilloi me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe kryetarin  serb Aleksandër Vuçiç, në Moldavi. Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, theksoi Rama në postimin e tij. Edi Rama mori pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ky takim mbahet në Kishinau të Moldavisë, ku rreth 50 liderë evropianë do të diskutojnë për çështjet e sigurisë dhe energjisë së kontinentit. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …