Ish kryetari i Kroacisë, Stipe Mesiç, në një intervistë ekskluzive për Albanian Post thotë se UÇK-ja ishte formuar si një organizatë për të luftuar dhe për t’u mbrojtur nga regjimin kriminal i Sllobodan Millosheviqit, andaj pretendimet e Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, janë krejtësisht të paqëndrueshme. Krerët e UÇK-së nuk do të duhej që të quheshin kriminelë, pasi ata vetëm kanë mbrojtur popullin e vet. UÇK-ja iu ka kundërpërgjigjur regjimit të Millosheviçit dhe ai regjim ka kryer krime në Kosovë. Ajo nuk ka qenë kurrfarë organizate kriminale, ajo vetëm e ka mbrojtur popullin e vetë ndaj krimeve të tmerrshme që i ka kryer regjimi serb i Millosheviqit.
Duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, Mesiq ka deklaruar se duhet të ketë një lloj autonomie kulturore por jo edhe kompetenca ekzekutive. Duhet pasur kujdes që komunave në Veri të Kosovës të mos u lihet mundësia e menaxhimit nga ndonjë shtet tjetër, por vetëm autoritetet e institucioneve të Kosovës të jenë i pranishme, të mos lihet mundësia e ndonjë interferimi të jashtëm, tha mes tjerash, Stipe Mesiç në intervistën e tij për Albanian Post.