Süddeutsche Zeitung: Ballkani Perëndimor është poshtëruar vazhdimisht nga Franca e Bullgaria në rrugëtimin e tyre drejt BE-së

Süddeutsche Zeitung: Ballkani Perëndimor është poshtëruar vazhdimisht nga Franca e Bullgaria në rrugëtimin e tyre drejt BE-së

Gazeta gjermane, Zi Dojçe Caijtung, në një analizë mbi raportin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimo,  ku sërish nuk u hapën negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit zyrtar, shpjegon se Franca dhe Bullgaria janë shkaktarët kryesorë për ndalimin e zgjerimit të BE-së.  Ballkani Perëndimor është poshtëruar vazhdimisht nga Franca dhe Bullgaria në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Parisi dhe Sofja janë dy nga arsyet e shumta pse nuk është bërë përparim midis Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor prej vitesh.  Së pari, tre vjet më parë qeveria franceze vuri veton ndaj bisedimeve të anëtarësimit, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe i gjithë rajoni është në një gjendje poshtërimi edhe sot e kësaj dite. Megjithatë media gjermane vlerëson lëvizjen e Kuvendit të  Bullgarisë në miratimin e rezolutës që lehtëson procesin e hapjes së negociatave.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …