Blerim Syla: Kosova t’i ndjek hapat e Evropës në mënyrë që të mos bëjnë hapje të shpejtë

Syla: Nëse pagat e dhjetorit nuk dalin me rritje pasojat janë të paparashikueshme

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka paralajmëruar se nëse pagat e dhjetorit nuk dalin me rritje pasojat do të jenë të paparashikueshme. Ai ka thënë se sindikata e punëtorëve shëndetësore, e atyre të arsimit si dhe sindikata e policisë janë të koordinuara në këmbënguljen e tyre për implementimin e Ligjit për Paga. Të gjithë punëtorët presin datën 24 që t’i marrin pagat me rritje dhe neve si tri sindikata bashkërisht kemi shkuar ta shprehim brengën te Avokati i Popullit, por edhe argumentet që ky Ligj nuk ka të bëjë me diskimin dhe nuk guxon me shkua në Kushtetuese. Kjo tregon diçka tjetër është ka luhet diçka këtu, por jo ligjshmëria e këtij Ligji. “Çfarë do të jenë reagimet, janë të paparashikuara dhe nuk kisha dashur të shkojmë deri në atë fazë, sepse këtu bëhet fjalë për mbi 60 mijë punëtorë që atakohen, por edhe ma shumë, por unë po flas në emër të tri sindikatave e që janë shtylla e shtetit dhe mund të vijë deri të një kolaps i shtetit, ka paralajmëruar kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …