Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Sylejman Selimi, i njohur me nofkën “Sulltani”, ka rrëfyer për herë të parë detaje lidhur me ngjarjet e 5 marsit gjatë luftës në Kosovë. Selimi tha se forcat serbe kishin filluar grumbullimin paraprak dhe se ekzistonte bindja se një sulm ishte i pashmangshëm, por sipas tij nuk ishte e qartë se objektiv do të ishte vetëm Prekazi. “Para se me ardhë 5 marsi forcat serbe kanë filluar të grumbullohen, ne kemi vëzhgu dhe e kemi ditë që një ditë do të ndodhë. Por më 5 mars nuk e kemi ditë që sulmohet vetëm Prekazi. Faktikisht me 5 mars kanë sulmu Prekazin, por krejt kolona e blindume kanë ardhë për me hy në fshatin tim… Kam pritë që këtë e shpjegojnë edhe shokët e tjerë”, tha Selimi. Sipas tij, përveç Prekaz, objektiv i mundshëm i forcave serbe ishte edhe fshati Aqarevë, çka sipas tij dëshmon për një plan më të gjerë të operacioneve ushtarake në atë kohë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
