Abelard Tahiri

Tahiri: Kosova dhe institucionet e saj s’do të bien pre e presionit, kërcënimit apo shantazhit

Duke komentuar dorëheqjen e prokurorit, Elez Blakaj, për të cilin thuhet se ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve, ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se koha e logjikës së kërcënimit të institucioneve shtetërore, ka perënduar. Kjo çështje mbetet për t’u sqaruar dhe janë të tjera organe ato që konstatojnë nëse ka pasur kërcënime. Është e papranueshme që zyrtarët e institucioneve që zbatojnë ligjin të kërcënohen nga kushdo qoftë. Mesazhi që unë kam përçuar dhe që i qëndroj plotësisht është se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të duhej dhe nuk mund të shpresojë se Republika e Kosovës dhe institucionet e saj do të bien pre e presionit, kërcënimit apo shantazhit, ka theksuar, ministri, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …