TAKIM ME GASTRONOMËT QË OPEROJNË NË KOMUNËN E JUNIKUT

Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi, u takua me Gastronomët që ushtrojnë veprimtarin e tyre në Komunën e Junikut, ku fillimisht shfaqi shqetësimin e tij për ndikimin që pandemia globale ka pasur në fushën e Gastronomisë dhe Ekonominë në përgjithësi dhe i falënderoj që gjatë kësaj kohe janë treguar bashkëpunëtor të mirë në luftimin e pandemisë duke i respektuar vendimet e qeverisë, në këtë mënyrë kanë kursyer nga rrezikshmëria në punë shërbyesit civil, stafin shëndetësor dhe të rendit dhe kanë kontribuar në ruajtjen e shëndetit publik. Kryetari Kuçi i njoftoj operatorët ekonomik, gjegjësisht gastronomët në komunën e Junikut për lehtësimin e masave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë me rekomandime nga IKSHPK, masa që gradualisht planifikojnë kthimin në normalitet, duke shfaqur vullnetin e qeverisjes komunale për përkrahje të vazhdueshme të operatorëve ekonomik drejtë rikuperimit dhe kthimit në normalitet. Komuniteti i Gastronomëve në komunën e Junikut mirëpriti takimin dhe shprehen gatishmërinë që të respektojë çdo masë që kontribuon në sigurinë shëndetësore të komunitetit.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …