Takim pune për Projektin e Rrugës “Brigada 123”

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, në koordinim me Drejtorinë për Urbanizëm dhe Planifikim si dhe stafin profesional në nivel komunal, mbajti takim me Kontraktorin-Kompanin projrktuese “Eng-Idea” nga Suhareka. Në këtë takim u diskutua analiza e gjendjes në teren si dhe propozimi për zgjidhjen e mundshme më të mirë të projektit. Një rëndësi e veçan iu kushtua trajtimit të ujërave atmosferik, mundësia e shpërndarjes nëntokësore të sistemit kabllovik, zgjidhjes afatgjate të parkingjeve, trajtim profesional të kryqëzimeve dhe shkarkimit të komunikacionit përmes rrugëve alternative, etj. Nga të pranishmit u dhanë propozime dhe ide shumë të rëndësishme në të mirë të projektit. Takimi i radhës pritët të mbahet javën e ardhshme ku do të diskutohen në detaje fazat e projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …