leoni

TAKIMI I ARBER  ADEMIT  ME XHEFRI GOLDSTAJN

 

Sot (20 qershor 2023) kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Arbër Ademi pati takim lamtumirës me zëvendësambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Xhefri Goldstajn.

Ademi theksoi se është nder i madh për Maqedoninë e Veriut që aktualisht është kryesues aktual i OSBE-së dhe se në këtë cilësi po punon në mënyrë aktive për të mbështetur tejkalimin e sfidave lokale dhe rajonale, me qëllim të stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë rajonin dhe më gjerë, së bashku me vendet e tjera pjesëmarrëse në OSBE, për dalje nga situatat komplekse të sigurisë.

Njëkohësisht, ai falënderoi posaçërisht zëvendësambasadoren Goldstein për aktivitetin dhe angazhimin e deritanishëm për progresin e arritur në vendin tonë në lidhje me zbatimin e reformave për sigurimin e sundimit të ligjit, lirisë së medieve, të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e personave që u përkasin pakicave nacionale, reformat në polici dhe legjislacion dhe sferat që lidhen me mirëqeverisjen, thuhet ne njoftim

Kontrolloni gjithashtu

Afaristi, Shahin Dervishaj mban premtimin, ndihmon Handikosin me 21 mijë euro

Afaristi dhe ish-kandidati për deputet, Shahin Dervishaj, ka realizuar një nga premtimet e dhëna gjatë …