leoni

TAKIMI I KOMITETIT PËR KOMUNITETE NË JUNIK

Komiteti për Komunitete në Komunën e Junikut ka mbajtur mbledhjen e rregullt, ku tema kryesore e rendit të ditës ishte: Monitorimi dhe menaxhimi i situatës nga gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19 në Komunën e Junikut. Anëtarët e Komitetit për Komunitete u pajtuan që ndërmarrja e masave preventive në mënyrë sistematike në Komunën e Junikut bazuar në gjendjen ekzistuese, karakteristikat dhe mentalitetin e komunitetit kanë qenë të duhura dhe kanë pasur ndikim të mirë, duke bërë që komuniteti të mos lodhet që në fillim nga masat rigoroze, por të aplikoj masat mbrojtëse në vazhdimësi. Komiteti për Komunitete ka vlerësuar disciplinën qytetare në Komunën e Junikut për çka dhe ka falënderuar qytetarët që me kujdesin e treguar të tyre kanë mbrojtur vetën, personelin shëndetësor, atë të rendit, punëtorët komunal e të gjithë ata që janë në shërbim të tyre në këtë kohe pandemie, duke i lutur që të vazhdojnë të aplikojnë masat mbrojtëse, të respektojnë distancën sociale dhe të anulojnë çdo vizitë apo takim grupor që mund të rrezikonte shëndetin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …