TAKIMI I RADHËS I SHTABIT EMERGJENT KOMUNAL NË JUNIK

Shtabi Emergjent i komunës së Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku kryetari i komunës Agron Kuçi ka njoftuar anëtarët e shtabit për gjendjen nëpër të cilën po kalon komuna e Junikut në këtë periudhë ku vendi shënon numër të lartë të të infektuarve me virusin COVID-19. Kryetari Kuçi tha se gjendja është stabile, megjithatë Virusi mbetet i panjohur dhe marrë parasysh rastet asimptomtatike edhe numri i të infektuarve nuk dihet saktë, përpos rasteve të konfirmuara nga IKSHPK, andaj neve na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse. Sipas Kryeshefit të QKMF-së gjendja epidemiologjike në komunën e Junikut është nën kontroll, por ka rritje të rasteve të dyshimta të cilat trajtohen nga stafi i QKMF-së në dhomën e veçantë për trajtim bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së, dhe marrë parasysh që virusi është i panjohur dhe nuk i dihet intensiteti i zhvillimit, ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vazhdojmë respektimin e tri masave bazë për luftimin e virusit COVID-19. Komandanti i stacionit Policor njoftoj anëtarët që gjendja në aspektin e sigurisë është e qetë dhe se mund të themi që komuna e Junikut qëndron më së miri në nivel vendi sa i përket respektimit të masave, por kjo duhet të vazhdojë tutje dhe qytetarët duhet ta kuptojnë që kujdesi dhe masat mbrojtëse iu shpëtojnë jetën. Shtabi Emergjent apelon tek qytetarët që shfaqin simptoma dhe kanë pasur kontakt me persona potencialisht të infektuar me COVID të tregojnë kujdes dhe respekt për të tjerët duke u vetë-izoluar, rastet e tilla për shërbime mjekësore dhe furnizime familjare të kontaktojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe numrat kujdestar të Shtabit Emergjent Komunal: 049/760-268, 044/253-228,049/760-256 dhe 044/236-963

❗️Vendos maskën

❗️Respekto distancën

❗️Pastro duart rregullisht

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …