Besjan Mustafa

Takimi i Vetëvendosje LDK për koalicionin qeverisës ka përfunduar serish pa marrëveshje

Takimi i Vetëvendosje-LDK për koalicionin qeverisës, ka përfunduar serish pa marrëveshje. Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së, tha pas takimit, se të dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë pajtuar që të intensifikojnë takimet në ditët në vijim për arritjen e marrëveshjes. Ai ndërkaq nuk ka dashur të flasë nëse ndasitë për arritjen e marrëveshjes kanë të bëjnë me kërkesën e LDK-së për postin e presidentit.   “Kaq kam informata për media. Do të ketë intensifikim të takimeve çdo ditë”, tha Mustafa për media, duke mos dashur të japë më shumë detaje.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale, kërkon 180 vjet burg për krerët e UÇK-së

Kryeprokurorja e gjykatës speciale në Hagë, Kimberly West, në deklarimet përfundimtare ka kërkuar gjithsej 180 …