Thaçi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, thirri mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës për 24 dhjetor

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës për datën 24 dhjetor, duke filluar në orën 9:00. Në njoftimin për media të presidencës, thuhet se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit përkatës të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. “Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja

Shukri Buja reagon pas vendimit të Themelores: “Vendim i pabazë, tentim për të më ndalur politikisht në Lipjan”

Shukri Buja, kandidat i PDK-së,  për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka reaguar ashpër ndaj …