Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve të Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit,Bashkim Ramosaj, udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme. Pas shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve u diskutua për pikat e rendit të ditës për Asamblenë Komunale, aktivitetet e prokurimit, punët të cilat janë në përfundim e sipër dhe projekte që do të nisin së shpejti. Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për aktivitetin tashmë tradicional ,,Kupa e Gjeravicës 2020’’ ani pse këtë vit janë kushtet minimale për shënimin e kësaj ngjarje me rëndësi, por nëse krijohen kushtet atmosferike dhe do të ketë borë kjo ngjarje padyshim se do të shënohet në mes të muajit Mars.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …