Takimi i rregullt i Bordit të Drejtorëve në Mitrovicë

Nën udhëheqjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, ku tema diskutimi ishin; Informatë në lidhje me borxhet e programeve buxhetore të muajit Maj; Panairi i sportit 2016; Kërkesë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për xhami dhe varreza të fshatit Frashër; Kërkesë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e një piste garash për aktivitete të Auto- Sportit; Kërkesë nga Elkos Group për këmbim prone; Kërkesë nga Qefsere Hasani,  Armend Bunjaku, Luan e Nexhat Abrashi  për themelimin e një servituti.

Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës drejtori i DKRS-së,Tafil Peci, kërkoi mbështetje financiare në organizimin e këtij panairi i cili ka një rëndësi shumë të madhe për masivizimin e sportit. Edhe pse ky aktivitet është jashtë planit të punës së kësaj drejtorie, drejtori Peci këmbënguli që të mbështet panairi i sportit  2016.

Ndërsa lidhur me pikën tjetër  të rendit të ditës; Kërkesë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për xhami dhe varreza të fshatit Frashër ku ekzekutivi ishte i pajtimit që Bashkësia Islame të bëjë kërkesë për ndërtimin e xhamisë dhe me tutje të kaloi për shqyrtim, për hapa të tjerë te kujdeset drejtoria për Gjeodezi dhe Kadastër.

Sa i përket pikës së katërtë të rendit të ditës, Kërkesë për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për ndërtimin e një piste garash për aktivitete të Auto- Sportit, për të cilën u vendos të shqyrtohet  edhe një herë rëndësia sportive dhe interesit publik i zhvillimit të këtyre aktiviteteve sportive nga drejtoria përkatëse.

Lidhur me pikën e radhës, Kërkesë nga Elkos Group për këmbim prone,  të dhënat e prezantuara në mbledhje konfirmuan që prona e Elkos Group  është e regjistruar si hipotekë në regjistrat e të drejtave të pronës së paluajtshme në zyrën  kadastrale komunale. Fakt ky që i pamundëson zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

Kurse pika e fundit e rendit të ditës, Kërkesë nga Qefsere Hasani,  Armend Bunjaku, Luan e Nexhat Abrashi  për themelimin e një  servituti, me ç’rast  Bordi i drejtorëve  u dakorduan  që kjo çështje te kaloi ne zyrën ligjore për shqyrtim.

Në fund drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Pajazit Hajzeri, e njoftoi ekzekutivin e komunës  së Mitrovicës me mbarëvajtjen e pjesës së dyte të Testit të Maturës, ku sipas drejtorit gjithçka ka shkuar sipas kritereve të duhura  dhe nuk ka pasur asnjë problem gjatë tërë procesit të testimit.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …