Takohen në Kremlin, në një atmosferë miqësore, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Xhinping

Takohen në Kremlin, në një atmosferë miqësore, kryetari i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Xhinping

Kryetari kinez Xi Jinping  ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi. Gjatë takimit me kryetarin  rus Vladimir Putin, ai u shpreh se është e vërtetë që të dy vendet tona ndajnë objektiva të njëjta ose të ngjashme. Ne kemi bërë përpjekje për prosperitetin e vendeve tona… mund të bashkëpunojmë dhe të punojmë së bashku për të arritur qëllimet tona. Po ashtu, presidenti kinez solli në vëmendje se vizita në Rusi është e para që ai bën qëkur u rizgjodh sërish si i pari i vendit. Ai po ashtu i uroi homologut të tij rus që të rizgjidhet sërish President. E di që Rusia mban zgjedhje presidenciale vitin që vjen. Zhvillimi i Rusisë është përmirësuar ndjeshëm nën udhëheqjen tuaj të fortë. Unë besoj se populli rus do të vazhdojë t’ju mbështesë fuqishëm,” tha ai. Xi tha se Kina vlerëson shumë, lidhjet Kinë-Rusi dhe se të dyja vendet mund të bashkëpunojnë për të përmbushur objektivat e tyre të zhvillimit. Kina vlerëson  shumë lidhjet  me Rusinë duke kërkuar që të dyja  vendet të bashkëpunojnë edhe më tej për të përmbushur objektivat e tyre të zhvillimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …