Taksat e BE-së që iu kundërvihen mallrave amerikane hyjnë në fuqi sot

Taksat e BE-së që iu kundërvihen mallrave amerikane hyjnë në fuqi sot

Taksat e Bashkimit Evropian mbi mallrat amerikane hyjnë në fuqi sot. Ky është sulmi i fundit i BE-së kundër  politikës tregtare të kryetarit amerikan, Donald Trumpit. Taksat prekin artikuj me vlerë të përgjithshme 2,8 miliardë euro, duke shënjestruar edhe produkte të rëndësishme për SHBA-në si uiski, motoçikletat dhe lëngu i portokallit. Kryetari  i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker bërë të ditur se si ishte Amerika ajo që vendosi e para tarifat e reja që binin ndesh me logjikën dhe historinë. Pas Turqisë të enjten, edhe India vuri taksa mbi 29 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë disa mallra bujqësore dhe të tjera prej alumini e çeliku. Tarifat e saj hyjnë në fuqi nga 4 gushti dhe godasin sidomos eksportet e bajameve. India është blerësi më i madh i bajameve amerikane në botë, ndaj kjo lëvizje pritet të rëndojë ndjeshëm mbi fermerët amerikanë. Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e tij duke përfshirë nga 1 qershori edhe BE-në në tarifat e reja amerikane dhe lista e tij u zgjat veç të tjerash edhe me Kanadanë e Meksikën. Por kundërpërgjigjet që po merr nga të gjitha anët bëjnë që të lindë pyetja: a e përballon dot vërtetë Amerika luftën tregtare me të gjithë? (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …