Brickos

Talibanët do të marrin pjesë në bisedimet “ndër-afgane” në Moskë, por jo me autoritetet e qeverisë

Talibanët thanë se do të marrin pjesë në të ashtuquajturat bisedime “ndër-afgane” në Moskë, të cilat do të mbledhin bashkë figura të shquara të Afganistanit, përfshirë ish-presidentin Hamid Karzai, zyrtarë të opozitës, pleq fisnorë, por jo autoritetet e qeverisë. Takimi do të nisë të martën dhe do të zgjasë dy ditë. Këshilli i Shoqërisë Afgane – një organizatë e diasporës së Afganistanit në Rusi – tha përmes një deklarate se ai është organizator i takimit. Qeveria e Rusisë ka mohuar se qëndron prapa organizimit, ndërsa Shtetet e Bashkuara deri më tash nuk e kanë komentuar. Njoftimi për takim vjen një javë pasi është bërë e ditur se negociatorët amerikanë dhe talibanë kanë rënë dakord për strukturën e një marrëveshjeje të paqes, e cila do t’i jepte fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan. egociatorët amerikanë kanë zhvilluar në janar bisedime intensive me talibanët në Katar. Talibanët, deri më tash, kanë refuzuar të mbajnë bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë afgane, duke i cilësuar zyrtarët e saj si “kukulla” të SHBA-së.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …