Albin Kurti

Tani kur Albin Kurti, po i pranon marrëveshjet e arritura në kohën e Hashim Thaçit, i bie në mend se në Kosovë ka opozitë

Tani kur kryeministri, Albin Kurti,  po i pranon marrëveshjet e arritura në kohën e Hashim Thaçit, të cilin e quante tradhtar, po kujtohet edhe për opozitën, në mënyrë që lëshimet që do t i bëjë Serbisë, t’ i ndajë bashkë me ta. Andaj  nga mbledhja e përgjithshme e këshillit të Vetëvendosjes u ka bërë thirrje tre liderëve, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen me të për t’i informuar për bisedimet e fundit që kishte në Bruksel me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, tha Kurti me krekosje sipas retorikës së tij të zakonshme.  Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme dhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, por asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetar”, tha Kurti, i cili e di se në vend ka një opozitë të mefshtë e të paaftë për të bërë kthesat historike që i nevojitën vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …