leoni

Fajon

Tanja Fajon dhe Viola von Cramon, i bëjn thirrje Kurtit, të mos e shkel Kushtetutën lidhur me lëvizjen e qytetarëve

Deputetja sllovene e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, u ka bërë thirrje shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova, që të sigurojnë rolin kushtetues të parlamenteve për mbikëqyrjen e masave të ndërmarra për parandalimin e COVID-19. Fajoni ka thënë se pezullimi i demokracisë nuk është një opsion në këto periudha të vështira që po kalon bota. Lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër coronavirusir, ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, e cila ka bërë thirrje Qeverisë Kurti në shkarkim t’i rikthehet Kushtetutës, pasi nuk mund të iu caktohet njerëzve edhe ora kur mund të dalin jashtë shtëpive të tyre. Një masë e tillë e qeverisë Kurti është kritikuar shumë, duke u cilësuar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, njëjtë sikurse vendimi paraprak që kufizonte lëvizjen e njerëzve.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …