Brickos

Fatmir Limaj: Fatkeqësisht nuk u dëgjua dëshira e qindra njerëzve për një fron të përbashkët PDK - Nisma

Fatmir Limaj: 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës nuk janë për zgjedhje, por për formimin e një qeverie të re

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia që ai drejton dëshiron të respektohen pikë për pikë të gjitha nenet e Kushtetutës për çështjen e mandatarit për kryeministër. Ai ka thënë se duhet të respektohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka folur për gjendjen e tillë. Kryetari Thaçi  na ka ftuar për të parë vullnetin tonë se a jemi për zgjedhje apo jemi për një zgjidhje tjetër. Konsultimi është obligim. Nuk mundet presidenti të shpall zgjedhje pa vullnetin politik të shumicës së deputetëve. 82 deputetë nuk janë për zgjedhje, por për formimin e një qeverie të re. Presim tani sipas rrugës kushtetuese të kalohet në fazën tjetër”.  Limaj ka folur edhe për takimet me Isa Mustafën ku ka thënë se kanë biseduar për nevojën qe vendi të ketë një qeveri të re me mandate të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …