leoni

Avdullah Hoti

Kosova ka nevojë për një Qeveri me kompetenca të plota kushtetuese, thotë anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova ka nevojë për qeveri me kompetenca të plota kushtetuese. Ai ka theksuar se veprimet e fundit antikushtetuese të qeverisë së shkarkuar Kurti kanë defaktorizuar Kuvendin e Kosovës. “Suspendimi i demokracisë, përmes suprimimit të lirive themelore të njeriut nga qeveria e shkarkuar, duke shkelur Kushtetutën, duke bankrotuar ekonominë pa asnjë konsideratë, duke defaktorizuar Kuvendin, nuk mund të mbulohet me nisma ligjore parciale. Në cilëndo situatë, këto nisma ligjore nuk do arrijnë të hyjnë në fuqi në kohë për të qenë në shërbim të menaxhimin të pandemisë”. “Kosova ka nevojë për qeveri me kompetenca të plota kushtetuese, qeveri legjitime që merr përsipër të krijojë konsensusin e nevojshëm shoqëror për të mobilizuar të gjitha mundësitë, brenda dhe jashtë Kosovës, për të përballuar pasojat ekonomike e sociale të pandemisë”. “Këtë gjë mund ta bëjë vetëm një kryeministër e një qeveri normale, jo konfrontuese, me mentalitet demokratik e në respektim të ligjit dhe Kushtetutës”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …