Veriu

Në veri të Kosovës janë raportuar edhe 11 raste pozitive me virus, ndër to edhe një nënë me foshnjën e saj nga Zubin Potoku

Në veri të Kosovës janë raportuar edhe 11 raste pozitive në koronavirus, ndër to edhe një nënë me foshnjën e saj nga Zubin Potoku. Lajmin e ka bërë me dije epidemiologu Aleksandar Antonijeviq nga institucioni paralel, Enti serb për Shëndetësi në Mitrovicën e veriut. Bëhet fjalë për katër persona nga Zubin Potoku, tre nga Zveçani, dy nga Mitrovica e Veriut dhe dy nga Leposaviqi. Nga spitali regjional i Mitrovicës, është me dije se nëna dhe foshnja e saj nga Zubin Potoku janë në gjendje stabile, por ato janë transferuar në Qendrën Spitalore Klinike “Dragisa Misovic” në Beograd, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të Serbisë. Deri tani në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë janë regjistruar 69 raste pozitive në koronavirus, prej të cilëve dy kanë vdekur nga Leposaviqi dhe Mitrovica e veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …