Edi Rama

Edi Rama: Unë di të them e ta faktoj që asnjë vend në glob, nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë ne, në Shqipëri

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se asnjë shtet në botë nuk ka bërë më shumë se Shqipëria. Po ashtu, kryeministri u shpreh i bindur se do t’i fitojnë të dyja betejat, atë shëndetësore dhe ekonomike. “Jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera. Shqipëria nuk ka kujt ti ketë zili. Do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres. Por padiskutim do ti fitojmë të dyja betejat. Ndërsa projeksionet tona sikur masat të mos imponuar nga shumica e shqiptarëve flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që mund të hedhë poshtë fakin se Shqipëria ia ka dalë drejt fazës së parë të përballjes me këtë armik. Unë di të them dhe di ta faktoj që asnjë vend, në glob nuk ka bërë asgjë më shumë sesa kemi bërë ne. Dhe jo rastësisht Shqipëria renditet mes vendeve me plagët më të lehta krahasuar me shumë vende të tjera, ka thënë mes tjerash kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …