Tanja Fajon: Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk përmbushën atë çfarë premtuan

Tanja Fajon: Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk përmbushën atë çfarë premtuan

Parlamenti Evropian ka votuar sërish në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përmes këtij votimi është rikonfirmuar për të dytën herë mandati për fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën. Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka ripërsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. “Qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk përmbushën atë çfarë premtuan. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, siç njoftoi edhe Komisioni Evropian dhe derisa shtetet anëtare të BE-së po e bllokojnë këtë vend të vogël pa ndonjë arsye”, ka thënë Fajoni.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …