Olta Xhaçka: Shqipëria ia ka dalë të jetë një partner i besueshëm dhe një aset strategjik në rajon për NATO-n

Olta Xhaçka: Shqipëria ia ka dalë të jetë një partner i besueshëm dhe një aset strategjik në rajon për NATO-n

Një dekadë pas anëtarësimit në NATO, Shqipëria ia ka dalë të jetë një partner i besueshëm dhe një aset strategjik në rajon për Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këto fjalë, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka iu drejtua përfaqësuesve nga vendet anëtare të Aleancës, të ftuar në një mbrëmje gala që i paraprin disa aktiviteteve që do të mbahen më 29 mars me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Duke theksuar se është dashur shumë e shumë punë në këto 10 vjet për të vazhduar transformimin e Forcave të Armatosura, ministrja Xhaçka shtoi se NATO është një aleancë vlerash dhe vendesh që i bashkon, jo vetëm kërkesa për siguri, por edhe besimi tek vlerat e humanizmit, drejtësisë dhe demokracisë. Ministrja Xhaçka i adresoi një falënderim të veçantë partnerëve dhe aleatëve strategjikë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italisë, Greqisë, Turqisë, por edhe Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe çdo vendi që ka kontribuar në forcimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …