Limaj: Qeveria Kurti ka rrezikuar rrëzimin që nga fillimi, jemi në këtë gjendje sepse nuk është treguar lidership

Fatmir Limaj thotë se Haradinaj ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se taksa e ka arritur qëllimin e vet si vendim politik. Ai ka thënë se kushti i kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës që rezulton me njohje nga Serbia, ky i fundit ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës. “Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit qëllimin e vetë, nëse ki arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh”, ka thënë ai. “Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …