leoni

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. Balla tha se kjo protestë do të jetë një moment unik bashkimi mbarëkombëtar, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare do të kërkojnë drejtësi për çlirimtarët e Kosovës. “Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare – mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT. LIRIA KA EMËR”, ka shkruar Balla. Protesta pritet të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” të Tiranës me fillim nga ora 17:00, dhe në të do të marrin pjesë figura të rëndësishme politike e shoqërore, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ky tubim shihet si një shprehje e fortë solidariteti ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe një dëshmi e unitetit kombëtar në mbrojtje të vlerave të luftës për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i kibernetikës në Gjykatën Speciale, Peter Kun Szabo, tërhiqet nga pozita

Koordinatori i programit të sigurisë së informacionit në kuadër të Gjykatës Speciale, Peter Kun Szabo, …