Taulant Balla thirrje për tubim më 17 shkurt në Prishtinë në mbështetje të UÇK-së dhe ish-drejtuesve në Hagë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka bërë thirrje nga foltorja e Kuvendit që më 17 shkurt, në orën 14:00, qytetarët shqiptarë të mblidhen në Prishtinë për të shprehur mbështetje ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në fjalimin e tij, Balla theksoi se deklarata e paraqitur në Kuvend është në vazhdimësi të qëndrimeve shumëvjeçare të Partisë Socialiste për Kosovën dhe luftën çlirimtare, duke e cilësuar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit si të padrejtë dhe të pabazuar në prova. Ai u shpreh se lufta e UÇK-së ishte një përpjekje e drejtë për liri dhe reagim ndaj krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, duke përmendur viktimat, të zhdukurit dhe rastet e dhunës ndaj civilëve. Sipas Ballës, kërkesat për dënime të rënda ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së përbëjnë alarm për opinionin shqiptar dhe rrezikojnë, sipas tij, të dëmtojnë perceptimin për luftën çlirimtare. Balla rikujtoi gjithashtu se Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar më herët nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rishikimin e Rezolutës 1782/2011, duke kundërshtuar pretendimet për trafik organesh, mbi të cilat u ngrit Gjykata Speciale. Në përfundim, ai ftoi shqiptarët nga të gjitha trevat që të bashkohen në Prishtinë më 17 shkurt për të shprehur mbështetjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …