Të ardhurat e Brezovicës shkojnë në Beograd

Qendra
Turistike e Skijimit në Brezovicë, vazhdon të menaxhohet nga strukturat e
Beogradit, që nënkupton se të gjitha të ardhurat nga kjo ndërmarrje shoqërore
derdhen në fonde të Serbisë. Drejtoria e kësaj ndërmarrje nuk jep llogari tek
autoritetet komunale të Shtërpces dhe as nuk i paguan obligimet e saj tatimore
si biznes brenda kësaj komune. Mësohet se borxhi i Qendrës së Skijimit ndaj
Administratës Tatimore të Kosovës, kap shifrën e 4 milionë e gjysmë eurosh. Sipas
Beqir Fejzullahut, nënkryetar i komunës së Shtërpcës, ndërmarrja shoqërore ‘Inex’
në Brezovicë, vazhdon të menaxhohet nga strukturat paralele serbe, pa dhënë
ndonjë llogari tek organet komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: VV ka zgjedhur rrugën e humbjes së mundësive strategjike për Kosovën dhe izolimin nga perëndimi

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave ka konstatuar se partia …