OVL-UÇK: Gjykimi i “Rastit të Kumanovës” është politik dhe vazhdimësi e një procesi të montuar nga politika

Të dënuarit kanë kënduar Himnin kombëtar, këngën “Besa besë”, kanë brohoritur “Rroftë Shqipëria”, “Do ta bëjmë Shqipërinë”…

Të gjithë të dënuarit të grupit të luftëtarëve të Kumanovës me rastin e shqiptimit të dënimeve janë ngritur në këmbë, duke kënduar himnin kombëtar, këngën “besa besë” dhe duke bërtitur “Rroftë Shqipëria”, “Do ta bëjmë Shqipërinë”… 37 të akuzuarit e dënura kanë shprehur revoltën për procesin e deritanishëm gjyqësor ndaj këtij grupi, raporton gazeta Lajm e Shkupit. Ata kanë brohoritur “UÇK, UÇK…”, “Zoti e bekoftë Amerikën”, “Bojkot”, janë zërat që dëgjoheshin nga të akuzuarit të cilët për një moment u ngritën të gjithë në këmbë”. 33 të akuzuarit janë larguar nga salla dhe nuk kanë dashur të dëgjojnë shqiptimin e aktgjykimit të  gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …