Të gjitha rrugët e Komunës së Klinës janë të kalueshme

Bora që ka rënë mbrëmë e që ka vazhduar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit, ka shkaktuar telashe në lëvizjen e automjeteve, sidomos në zonat kodrinore-malore. Mirëpo, pas intervenimit të Kompanisë, të angazhuar nga Komuna e Klinës, rrugët janë bërë të kalueshme. Kjo konfirmohet nga drejtori i Shërbimeve Publike e Emergjente, Gjokë Lleshaj. Ai tregon se që në orët e para të paradites së diel është intervenuar në pastrimin e rrugëve, ku trashësia e borës ka qenë me e madhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në akset rrugore në drejtim të Sferkës, Këpuzit, Qeskovës, Shtupelit, Klinës dhe vende tjera, ku është raportuar se ka sasi me të madhe të borës dhe që paraqet problem në lëvizjen e automjeteve. “Pas intervenimit të Kompanisë, rrugët janë pastruar dhe të gjitha rrugët e Komunës së Klinës, në zonat rurale dhe urbane janë të kalueshme”, ka konfirmuar Lleshaj. Ndërkohë edhe pse ka pasur reshje të shumta të shiut, nuk është raportuar për vërshime. Prurjet e ujit në lumenjtë e Klinës janë shtuar, por nuk kanë dalë nga shtrati falë rregullimit të shtretërve në qytetin e Klinës. Në terren për të parë nga afër gjendjen, kanë dalë drejtori Gjokë Lleshaj dhe inspektorët komunalë për të qenë sa më afër qytetarëve dhe intervenuar aty ku paraqitet nevoja. Pas reshjeve të shumta, qytetarëve u rekomandohët, që të kenë kujdes në përdorimin e ujit për pije, sidomos ato familje të cilat furnizohen nga puset, ngase si pasojë e reshjeve, shumë nga puset mund të jenë kontaminuar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierit

Ekipi mjekësor i QKMF-së në Viti, sot për nderë të Ditës së Infermierisë shënoi këtë …