Të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt janë pajisur me çanta të ndihmës së parë

Me nismën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt, ditë më parë të gjitha shkollat e Komunës së Ferizajt janë pajisur me çanta të ndihmës së parë. Për këtë qëllim në Qendrën Trajnuese u mbajt trajnimi për dhënien e ndihmës së parë me arsimtarët dhe profesorët e edukatës fizike të këtyre shkollave. Në hapjen e këtij trajnimi ishin të pranishëm drejtori i DSHMS-së, Dr.Kemajl Emini, drejtori i DKA-së, z. Afrim Llabjani dhe zëvendësdrejtori i QKMF-së, Dr. Afrim Abazi, të cilët e cilësuan si shumë të rëndësishëm dhe uruan punë të mbarë gjatë këtij trajnimi. Trajnimi u mbajt nga infermierët, Ali Shaqiri, Afërdita Muharremi dhe Selim Bega trajnerë të QTM-së. Te pranishmit ishin shumë te interesuar dhe mirënjohës për trajnimin e organizuar si dhe kërkuan qe këto trajnime të organizohen edhe në të ardhmen pasi janë shumë të nevojshme. Përndryshe, në grupin e parë ishin arsimtarët e shkollave të mesme të ulëta, kurse trajnimi do të vazhdon me grupin e dytë, me profesorët e shkollave të mesme të larta.

May be an image of 12 people, people studying and table

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …