Të gjitha tokat e komunës së Deçanit do të ujiten pa pagesën e bujqve

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë Rifat Stojkaj kanë pritur në takim përfaqësues të  KRU ’’Drini i Bardhë’’. Kryetari Ramosaj dhe Bedri Haxhijaj, kryeshefi i KRU ,,Drini i Bardhë’’  kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën Komuna e Deçanit ua paguan taksen vjetore për ujitjen e tokave bujqësore të gjithë fermerëve nga Komuna e Deçanit. KRU “Drini i Bardhë” obligohet që t’i lirojë nga taksa vjetore të gjithë fermerët, njëkohësisht do t’i hapë dhe mirëmbajë të gjitha kanalet e ujitjes që kërkohen nga Komuna e Deçanit që do t’iu shërbejnë fermerëve. Uroj që ky vit të sjell bereqet për fermerët e Komunës së Deçanit, ka thënë kryetari Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …