Të Hënën datë 18.01.2021 rifillon procesi arsimorë

Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës, takimin e kryesoi kryetari i komunës Rufki Suma. Kryetari Suma i njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale lidhur me Pandeminë e Koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit në prag të fillimit të procesit arsimorë. Sipas Kryetarit Suma gjendja mundë të vlerësohet e mirë pavarësisht disa rasteve sporadike të cilat po menaxhohen në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së. Ai tha se edhe testet serologjike të cilat janë duke u realizuar në QKMF “Dr.Menduh Kalosh” po konfirmojnë se një pjesë e madhe e banorëve ta kenë kaluar virusin dhe se nuk janë më aktiv. Në anën tjetër Drejtori i DAK-së Menduh Vlashi i informoi të pranishmit lidhur me takimi online të cilin e ka realizuar me Ramë Likaj Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Drejtori Vlashi tha se nga takimi kanë marrë rekomandimet që të gjitha drejtorit komunale të arsimit sipas vlerësimeve individuale të vendosin për mënyrën e fillimit të mësimit. Ai tha se në rrethanat aktuale dhe bazuar në zhvillimet gjatë tërë periodës së parë ku mësimi është zhvilluar sipas skenarit A ( me nxënësit në shkollë) mundë ta fillojmë edhe këtë periodë. Drejtori Vlashi theksoi se i gjithë stafi arsimorë ka realizuar testimin Serologjik dhe nuk paraqesin rrezik për bartje të Koronavirusit. Ky konstatim u konfirmua edhe nga Drejtorët e shkollave të cilët ishin prezent në takim dhe të cilët than se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, pastrimi dhe dezinfektimi i objekteve, furnizimi me material dezinfektues dhe mjetet tjera të nevojshme.       Komuna e Hanit të Elezit për të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor ka siguruar maska shumë përdorimëshe dhe u janë shpërndarë shkollave.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …