Do të merren masa në parandalimin e etheve hemorragjike

Shtabi komunal në Suharekë për parandalimin e etheve hemorragjike të njohura si “Krime kongo”, sot ka mbajtur takimin e parë, ku ka diskutuar për marrjen e masave ndaj kësaj epidemie. Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, ka kërkuar nga anëtarët e shtabit që të fillohet menjëherë me masat siç janë: sensibilizimi i qytetarëve, përmes bisedave me qytetarë dhe ligjëratave nëpër shkolla, shpërndarjes së fletëpalosjeve, radioemisioneve në radiot lokale dhe spërkatjes së terrenit ku dyshohet së mund të ketë paraqitje të rriqrave. Komuna e Suharekës ka gjashtë fshatra që llogaritet të jenë zona endemike apo më të rrezikuara. Mirëpo në këtë takim u vlerësua se gjendja në këto mjedise është e mirë, pasi deri tani ka vetëm 10 raste të pickimit të rriqrave. Drejtori i QKMF-së Milit Elshani, ka bërë të ditur se janë mobilizuar ekipet e QKMF-së dhe të QMF-së nëpër fshatra dhe po përcjellin të gjitha rastet e paraqitura me pickim. Ndërsa në takim u tha se ka përfunduar edhe faza e pare e repelimit të kafshëve dhe pas pesë javësh sërish do të filloj  faza tjetër e repelimit. “Për fat të mire Komuna e Suharekës, ka raste të pickimit, por jo edhe të simptomeve të sëmundjes”, ka thënë drejtori i shëndetësisë Frashër Behluli.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …