Të paktën 22.438 palestinezë janë vrarë dhe 57.614 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori

Të paktën 22.438 palestinezë janë vrarë dhe 57.614 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, thanë sot autoritetet shëndetësore të enklavës, transmeton Anadolu. “Fëmijët dhe gratë përbëjnë 70 për qind të viktimave”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë. Ai shtoi se 125 persona janë vrarë dhe 318 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në 24 orët e fundit. Sipas zëdhënësit, 326 mjekë janë vrarë, 121 ambulanca janë shkatërruar dhe 30 spitale dhe 53 qendra të kujdesit shëndetësor janë detyruar jashtë shërbimit nga sulmet izraelit që nga 7 tetori. Al-Qudra tha se 99 mjekë mbeten në paraburgim izraelit. Izraeli ka kryer sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Sulmi izraelit e ka lënë Gazën në gërmadha, me 60 për qind të infrastrukturës së enklavës të dëmtuar ose shkatërruar dhe gati 2 milionë banorë të zhvendosur, të cilët përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …