Latifi: 25 vjet nga zëri i qartë e kumbues për lirinë e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif, ka uruar Radion Kosova e Lirë me rastin e 25 vjetorit të themelimit, ai ndër të tjera ka thënë: Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”, u themeluan në kohën e luftës për liri dhe e lartësuan flamurin luftës dhe përpjekjes gjithëshqiptare për çlirim. “Ju flet Kosova e Lirë” – ishin fjalët kumbuese të Nysret Pllanës, më 4 janar 1999, që mbajtën gjallë shpresën, frymëzoi luftëtarët kudo e u dha forcën dhe besimin atyre, se Liria po agon. Urime për përvjetorin e 25-të të fillimit të transmetimit në zonat e luftës të UÇK-së të Radio “Kosova e Lirë” dhe punës së agjencisë së lajmeve “Kosovapress”! Edhe sot, zëri i Radios Kosova e Lirë, jehon fuqishëm ashtu siç jehoi dje në luftë, e do të flasë edhe nesër, sepse prej saj dëgjohet çdo ditë zëri i idealeve të luftës e të lirisë, zëri i heronjve dhe dëshmorëve, zëri që flet për betejat e luftëtarëve tanë kundër armikut, zëri i emisioneve nga historia jonë kombëtare, zëri i afirmimit të vlerave kombëtare dhe historike, zëri që mban gjallë dashurinë për atdheun dhe frymëzon brezat e rinj për t’i shërbyer aspiratës për liri, forcimit të saj dhe bashkimit kombëtar. Urime dhe gëzuar për 25-vjetorin e Radios KOSOVA E LIRË!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës …