Fillimi i vitit 2024 i mbarë për NPL “Ambienti” Ferizaj

Kujdesi për punonjësit e NPL “Ambienti” në Ferizaj është në qendër të çdo vendimi të kompanisë. Tashmë, për të gjithë punonjësit është bërë furnizimi me pallto kundër shiut, pantollona të trash, këpucë pune dhe ombrella, për të siguruar një ambient pune më të sigurt dhe më të këndshëm, gjë që ky veprim është një tregues i angazhimit në shëndetin dhe mirëqenien e ekipit  punonjës. Besimi është se kur punonjësit ndjehen të kujdesur dhe të mbrojtur në ambientin e punës, ata mund të fokusohen më mirë në detyrat e tyre dhe të ndihen më të përgatitur për sfidat e ditës. Kjo nxit një kulturë të përmirësimit të qëndrueshëm, duke i dhënë ekipit mundësinë për të shkëlqyer dhe për të kontribuar në suksesin tonë të përbashkët.  NPL “Ambienti” Ferizaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …