Të paktën 45 emigrantë, duke përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së një anijeje në Libi, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Viktimat kanë qenë në mesin e më shumë se 80 personave në bordin e anijes, e cila ka shpërthyer në gjirin e Zuaras. Vdekjet janë raportuar nga 37 të mbijetuarit e shpëtuar prej disa peshkatarëve lokalë. Edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka bërë thirrje për kërkim dhe rritje të përpjekjeve të shpëtimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
