Të rinjtë e Klinës marrin pjesë në ligjëratën për parandalimin e kancerit

Organizuar nga  zyrtarja për Barazi Gjinore, znj.Remzije Maloku, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, është mbajtur ligjërata me temën: “Kanceri i gjirit”,  ligjëruar nga dr. Gazmend Bojaj, specialist i mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë. Znj. Maloku, tha se kjo sëmundje është mjaft e përhapur në Kosovë dhe gjitha vendet e botës, andaj me këtë aktivitet kemi menduar që qytetarët sidomos gjinia femërore të njoftohen me masat preventive. Para nxënësve të tri shkollave si: shkollës së mesme gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, shkollës fillore “ Ismet Raci” dhe  “Motrat Qiriazi”,  dr. Gazmend Bojaj, ka thënë se kanceri i gjirit më së shumti paraqitet tek femrat, pra 99 % të rasteve, derisa vetëm 1 % e meshkujve janë të atakuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Ai, tha se shumë e rëndësishme është që kjo sëmundje e rëndë të zbulohet në fillim meqë trajtimi dhe shërimi do të jetë shumë më i lehtë. Ai ka treguar simptomat e kësaj sëmundje dhe rrezikshmërinë , nëse nuk zbulohet në fazën e parë dhe ka ftuar nxënëset që njohuritë e përfituara të i përcjellin edhe të bashkëmoshataret dhe familjarët e tyre ngase bëhet fjalë për një sëmundje vdekjeprurëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …