Të rinjtë e Malishevës fillojnë hartimin e politikave rinore

Përmes një punëtorie, përfaqësuesit e organizatave rinore të komunës së Malishevës, të organizuar dhe përkrahur nga OSBE misioni në Kosovë, në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, kanë filluar hartimin e politikave rinore, përkatësisht Planin e Veprimit Rinor, 2017-2019. Në këtë takim, po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha organizatave rinore që veprojnë në Malishevë.

Në hapje të punëtorisë, drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, e falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme, si dhe për organizimin e kësaj punëtore, e cila ka rëndësi të madhe, në hartimin e planit të veprimit rinor. “Ky plan është me shumë rëndësi, pasi do të t’iu ndihmoj në orientimin e aktiviteteve rinore dhe kjo është jo vetëm në dobi të juve si të rinj, por është në dobi të shoqërisë në përgjithësi”, tha drejtoresha Krasniqi, e cila bëri të ditur, se përveç kësaj punëtorie, do të organizohet edhe një punëtori tjetër.

Ndërsa, Yusuke Hara, zyrtar i OSBE-së, tha se “kjo punëtori, është një diskutim për të ardhmen e juaj dhe zhvillimi i politikave për tri vitet e ardhshme, është bazë për zhvillim në të ardhmen dhe perspektivë”.

Më pas, zyrtari për rini, Mehdi Krasniqi, e prezantoi Planin e deritanishëm të  Veprimit Rinor, 2014-2016, dhe i bëri një vlerësim të politikave rinore, ku i paraqiti të arriturat e këtyre planifikimeve, në mesin e tyre edhe futjen e një kodi të veçantë buxhetor për rini.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …