TEFTA CAMI-CANI: NDERIM PËR NJË NGA EMBLEMAT E ARTA TË KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE, DHIMITËR ANAGNOSTI

TEFTA CAMI-CANI: NDERIM PËR NJË NGA EMBLEMAT E ARTA TË KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE, DHIMITËR ANAGNOSTI

REGJIZORI i SHQUAR, “ARTISTI I POPULLIT”, “NDERI I KOMBIT” DHE I ÇMIMIT TE MADH “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBE” DHIMITER ANAGNOSTI  DO  TË J ETOJË ME VEPRAT KINEMATOGRAKE, QË KRIJOI E REALIZOI
Jeta e krijimtaria e Dhimitër Anagnostit dhe e shumë krijuesve, na mëson se do të kujtohen e nderohen për jetë vetëm ata, që kanë punuar e punojnë me idealizëm e përkushtim në interes të mëmëdheut e gjithë shqiptarinë, duke krijuar e realizuar vepra të mëdha.
Dhimitër Anagnosti lindi dhe e kaloi fëmijërinë në Vuno të Qarkut të Himarës, që vazhdon të jetojë një popullsi autoktone shqiptare ndër shekuj, që flasin gjuhën shqipe-labërisht.
Kushtet material e atmosfera e familjes dhe ambientit e zhvillimet e krahinës dhe të Shqipërisë janë faktorë kryesorë në formimin e botës të pasur dhe të psikologjisë së tij.
Anagnosti njohu e u edukua dhe ndikuan në krijimtarinë e tij:

– Arkitektura tradicionale e ndërtimit të banesave e të objekteve të kultit të krishterë, disa prej të cilave datojnë që në mesjetë. Fshati Vuno duket si një amfiteatër, që meriton të shpallet QYTEZË MONUMENT KULTURE..
-Trashëgimia arbëreshe, që paraardhësit e tyre, dmth, elita intelektuale e politike shqiptare kishin emigrua në Itali pas ndërrimit të jetës të Heroit tone Kombëtarë Gjergj Kastrioti Skënderbe nga përndjekjet e pushtuesve osmanllinj me shpresën, për t’u rikthyer në mëmëdheun e tyre. Një pjesë nga pasardhësit e tyre u kthyen nga Italia, sepse ruanin thellë në ndërgjegjen e tyre dëshirën e amanetin e katragjyshërve, stërgjyshërve e gjyshërve për t’u rikthyer në mëmëdhe.
-Identiteti kombëtarë e fryma patriotike e popullsisë dhe historitë e luftrave e të rezistencës gjatë Luftës së Parë Botërore kundër pushtuesve të shovinistëve grekë, që dogjën e zhdukën 60-të fshatra në Jug të Shqipërisë
.
-Pjesëmarrja masive e heroizmi i popullsisë vunjote gjatë Luftës së Dytë Botërore  kundër pushtuesve nazifashistë.
-Jeta në qytetin e Vlorës, ku Ismail Qemale me shumë patriot shqiptarë nga të gjitha Sanxhakët shqiptarë shpalli Pavarësinë e Shqipërisë me 28 nëntorë 1912, si dhe protestat e mëdha të këtyre patriotëve me Ismail Qemalin në kryen ndaj tri Konferencave të Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër. Protestat me kërkesat p
ër marrjen vendime të drejta ndaj shqiptarëve dhe mbrojtjen e të gjitha trevave shqiptare nga coptimi, që u përpoq dhe realizoi Rusia cariste për zgjerimin e territoreve të popullsive sllave në Gadishullin e Ballkanit, duke pushtuar 60-të përqind të territoreve shqiptare nga mbretëritë e Serbisë e Bullgarisë dhe Greqisë.

Të gjitha këton gjarje të mëdha historike të kombit shqiptarë ndikuan në formimin e botës së madhe e të dashurisë për mëmëdheun.
Bota e tij u zgjerua akoma më shumë gjatë studimeve në BS për kineast, ku u njoh me një kulturë e krijimtari  të pasur e të gjërë të disa kombësive e komuniteteve, si dhe me krijimtarinë e elites së artit dhe kultures të BS, që kishte traditë. Që kur ishte student në BS ka shkruar skenarin e filmit me titull “Njeriu nuk vdes “, që është një adaptim i tregimit të Hemingwy, dmth, ka rolin e skenaristit adaptues. Dhimitër Anagnosti së bashku me Viktor Gjikën kanë qenë regjizor të filmit “Njeriu nuk vdes”, kur ishin student në BS dhe kanë fituar çmimin e pare në konkursin midis institucioneve të shkollave të larta.
Dhimitër Anagnosti i përket brezit të pare si krijues e realizues, që hodhën themelet e kinematografisë e dramaturgjisë shqiptare dhe shtruan trasenë e pare të kinematografisë në Shqipëri dhe e ngritën e krijuan një përvojë të pasur për prodhimin e filmave artistikë me tirazh të shkurtër e të gjatë dhe të filmave multiplikativë e dokumentarë nga Kinostudia “Shqipëria e Re” dhe RTVSH.  Në vitet 1980-të u arrit, që të prodhoheshin nga 18-të filma artistik me tirazh të gjatë nga Kinostudia“Shqipëria e Re”  e RTVSH-ja. Me sa jam e informuar në Arkivin e Kinostudios “Shqipëria e Re” janë afro 450-të filma me tirazh të gjatë e të shkurtër të prodhuara ndër vite nga Kinostudia dhe RTVSH-ja.

I jam mirënjohëse e përkulem me nderim,  që Anagnosti  ka realizuar 14-të filma artistik e 10-të dokumentarë dhe 15-të skenarë, si dhe dy romane: “Koburja nga Europa” (2017) e “Ulliri, pema e dhëmbjes” (2019). Ka krijuar e drejtuar deri në fund ka krijuar Shoqatën “Fan Noli” për fushën e kulturës e të arteve. Personaliteti i shquar Dhimitër Anagnosti mbetet model dhe na jep mesazhin:”Mund të punohet po me atë ritëm e pasion edhe pas daljes në pension.”
Me siguri është tronditur Anagnosti gjatë viteve 1992-1994 si ministër i Kulturës dhe ka dhënë dorëheqjen, sepse një artist si Anagnosti nuk mund të pajtohej me filozofinë e politikën e shkatërrimit të gjithçkaje të krijuara me punën e djersën e popullit të 45-së viteve, si në fushat industriale, ekonomike, kulturore e të arteve.

NË TË GJITHË FILMAT DHIMITËR ANAGNOSTI  SHQUHEJ PËR PËRMBAJTJE KOMBËTARE DHE DHËNIIEN E MESAZHEVE TË RËNDËSISHME E ME KOHËSHTRIRJE TË GJËRË.
TEK FILMI “LULKUQET MBI MURË”, prodhuar në  vitin 1976,  ku skenaristë janë Petraq Qafzezi e Dhimitër Anagnosti.  Anagnosti është edhe regjizor, që kanë patur si temë të skenarit romanin autobiografik të Petraq Qafzezit “Bonjakët”, që ishte njohës i jetës të bonjakëve. Mesazhi i filmi është rezistenca e popullsisë shqiptare ndaj forcave pushtuese fashiste.

TEK FILMI  “PËRRALLË  NGA E KALURA”, ANAGNOSTI është skenarist e regjizor.  Filmi zhvillohet në një fshat shqiptar të fillimit të shekullit XX-të, që ka humor e konflikt mes dashuris së lirë të të rinjve dhe rregullave të ngurta të traditës  patriarkale. Në fund komedia “Përrallë nga e kaluara” kthehet në metafora alegorike për kalimin nga qëndrimet e prapambetura, në një jetë të ngrohtë e me tone gazmore.

Për këtë film Anagnosti erdhi në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës e më takoi. Më tha, se komisioni kishte vendosur, që të hiqej batuta: ”Ligjin e bën maliqi”, që e thotë aktori i shquar z. BIRÇE HASKO, dhe më kërkoi, që të mbetej, sepse ishte i vetmi mesazh me domethënie në atë film!  E kisha lexuar skenarin pasi e kishin lexuar Drejtoria e Arteve dhe z/ministri i Kulturës Anastas Kondo dhe më pëlqeu, se e kishte shkruar mirë.
E gjykova të arsyeshme kërkesën e tij dhe shkova në Kinostudio bashkë me z/ministrin e Kulturës e Arteve, të ndierin Anastas Kondo dhe drejtorin e Arteve në MAK, të ndierin Kristo Jorgji, si dhe të shoqruar nga drejtori i Kinostudios, të ndierin Vangjush Zallëmi dhe e rimblodhëm Komisionin e vlerësimeve dhe Redaksinë e Skenareve, ku i miratonin skenarët e shkruara nga krijues të tjerë dhe prej tyre dhe miratoheshin nga Këshilli Artistik i institucionit përkatës para se të futeshin në prodhim. Skenarët i lexonin edhe z/ministri i Kulturës dhe drejtori i Arteve në MAK. Pas dikutimeve në Komision vendosëm, të mos hiqej ajo batutë me arsyetimin, se kishte  të bëte me sistemin e kaluar dhe jo me sistemin e kohës. Në fakt ai mesazh ka karakter universal dhe është aktual gjithmonë për çdo sistem e për të gjitha vendet.
Pata kënaqësi që çiftin e artistëve me kontribute të mëdha e të shquara Anagnosti, Dhimitrin e aktoren e madhe e të nderuar, Rozën i kam takuar e jemi përshëndetur para  lokalit “Artist” në Unazë.

-FILMI “KOMISARI I DRITËS”, PRODHIM I VITIT 1966:

Filmi i përkushtohet Mësuesit të Popullit, Ndrec Ndue Gjoka  dhe shokëve të tij, që u bënë pishtarë të përhapjes së dritës së dijes e të arsimimit të popullsisë në të gjithë Shqipërinë. Përshkruhet momenti që, menjëherë pas LANÇ-re, ndërmerret aksioni i madhi i luftës për zhdukjen e analfabetizmit nga mosha 18-40 vjeç, nëpërmjet kurseve  kundër analfabetizmit që kishin filluar që gjatë luftës në formacionet partizane. Për vajzat e djemtë, burrat e gratë me moshë nga 18-40  vjeç u hapën kurset në çdo lagje e fshat e ndërmarrje dhe institucion, që mësonin sipas programit të shkollës fillore shkrim e këndim, njohuri në matematikë dhe njohuri për historin e Shqipëris. Në fund të kursit merrnin dëshmi të mbarimit të shkollës fillore. Ky aksion përfundoi brenda 5 viteve. U hapën shkollat fillore në shumicën e fshatrave,  ku vazhdonin të gjithë fëmijët nga mosha 7-17 vjeç. Vazhdimi i shkollës fillore ishte e detyrueshme me Ligj. U ngritën Institutet e Larta dhe shkolla të mesme pedagogjike me konvikt dhe reforma të tjera  për përgatitjen e kuadrit.

Mesazhi i këtij filmi është”- “Drita e diturisë do të ndriçojë mendjet e shqiptarëve dhe do të çojnë përpara shoqërinë shqiptare në ato vite.

Sami Frashëri ka thënë: “ Në do pasuri, mbill misër e grurë; në do mirësi, mbill pemë e lule, në do të ardhmen e kombit, mbill dituri!”

Shprehja e fundit  pasqyron thellësisht filozofinë e Sami Frashërit për arsimimin si themel të përparimit kombëtar.  Sami Frashëri, vlerësohet një nga figurat kryesore të Rilindjes Kombëtare dhe si nje nga 10-të filozofët e shquar shqiptarë, që kishte një vizion të qartë për rëndësinë e arsimit në zhvillimin kombëtarë dhe kulturor të kombit shqiptarë. Këto ide i ka theksuar në veprat e tij, veçanërisht në librin “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, në vitin, 1899, ku shkruan se “arsimi është drita e kombit” dhe se përmes diturisë shqiptarët do të arrijnë lirinë dhe zhvillimin. E vlerësonte arsimin si mjet për përparimin kombëtar. Besonte se arsimi ishte çelësi për zhvillimin dhe bashkimin e kombit shqiptar. Vetëm përmes arsimit mund të ngrihej vetëdija kombëtare dhe të forcohej identiteti shqiptar.

-FILMI “DUEL I HESHTUR” , PRODHIM I VITIT 1967.

-Mesazhi i këtij filmi është:  Përpjekja e qëndresa edhe i vetëm, për të mos e tradhëtuar mëmëdheun.

-SKENARIST: -NASHO JORGAQI

-REGJIZOR: – DHIMITER ANAGNOSTI DHE VIKTOR GJIKA

– FILMIN KTHIMI I USHTRISË SË VDEKUR” I KINOSTUDIOS “SHQIPERIA E RE”, PRODHIM I VITIT 1989.

-SKENARIST E REGJIZOR DHE DREJTOR I FIMIT: DHIMITER ANAGNOSTI- SKENARI ESHTE SHKRUAR SIPAS ROMANIT TE SHKRIMTARIT TE SHQUAR, ISMAIL KADARES  ME TE NJEJTIN TITUL.

Mesazhi i filmit: “LUFTRAT JANE ABSURDE DHE VRASTARE E SHKATERRUESE, QE FUNDI I SAJ TE NGJALL TRISHTIM E MJERIM”. GJENERALI ITALIAN PARA MAKINAVE ME ARKIVOLE JEP URDHER DISA HERE: “ARMATA ÇOHU!” POR SI PERGJIGJE MERR HESHTJEN…  FUNDI I ÇDO LUFTE AGRESIVE E PUSHTUESE DO TE JETE SI AJO LUFTE, QE PO KTHEHEN NE VENDET E TYRE ME ARKIVOLE.

FILMIN: “MONUMENTI”, PRODHIM I VITIT 1977

SKENARIST E REGJIZOR:-DHIMITER ANAGNOSTI.

– FILMI :“KUR HIQEN MASKAT” , PRODHIM I VITIT 1975

Subjekti i këtij filmi janë episode me kenge, humor e satirë dhe sarkazma, ku kritikohen qëndrimet burokratike të zyrtarëve përmes estradës dhe humorit.

FILMIN BALET :“CUCA E MALAVE” PRODHIM I VITIT 1974

– REGJIZOR: DHIMITER ANAGNOSTI

-SKENARIST/LIBRETIST:- LONI PAPA, AGRON ALIA

-KOREOGRAF: -AGRON ALIA

FILMI: “MALET ME BLERIM MBULUAR “,PRODHIM I VITIT 1974.

Përshkruhet lufta fitimtare e partizanëve kundër forcave pushtuese nazifashiste.

-REGJIZOR E SKENARIST: DHIMITER ANAGNOSTI

 

-FILMI:- “PLAGË TË VJETRA”, PRODHIM I VITIT 1969

-SKENARIST E REGJIZOR :- DHIMITER ANAGNOSTI

Subjekti i filmit përshkruan zakonet e vjetra të mosbesimit ndaj grave e vajzave. Megjithëse doktoresha kishte mbaruar shkollën e lartë për mjekësi dhe ishte specializuar si kirurge ashtu si dhe kolegët e saj, pacienti nga fshati nuk ka dëshirë e besim të operohej prej saj.

– FILMI:- “GURËT E SHTËPISË TIME  PRODHIM I VITIT 1983

Përmbajtja e filmit përshkruan episode të qëndresës gjatë Luftës së Dytë Botërore, që mbaroi me kapitullimin e Italisë fashiste dhe me pushtimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazist Gjermanë.

FILMI:- “VËLLEZËR DHE SHOKË” :- PRODHIM I VITIT 1980

-REGJIZOR E SKENARIST: DHIMITER ANAGNOSTI

-Subjekti i filmit:- Përshkruhen betejat e partizanëve kundër pushtueve, dilemat shpirtërore, idelet e kohës si, ndienja e solidaritetit, unitetit, dhe sakrificës ndaj atdheut.

FILMI  BALET:- “CUCA E MALAVE” PRODHIM I VITIT 1974

– REGJIZOR: – DHIMITER ANAGNOSTI

-SKENARIST/LIBRET:-  LONI PAPA, AGRON ALIAJ

-KOREOGRAF:- AGRON ALIA

 

– FILMI NË SHTËPINË TONË”-PRODHIM I VITIT 1979

-Subjekt i filmit janë problemet sociale të kohës.

-SKENARIST:- KIÇO BLUSHI

-REGJIZOR:- DHIMITER ANAGNOSTI

 KA KRIJUAR E REALIZUAR EDHE KETO DOKUMENTARE E FILMA ARTISTIK:

-FILMI “KUJTIME NGA GJIROKASTRA”:  PRODHIM I VITIT 1983

 -REGJIZOR E SKENARIST:DHIMITER ANAGNOSTI DHE VIKTOR GJIKA

-FILMI “PËTRJETËSI” :- REGJIZOR E SKENARIST : DHIMITER ANAGNOSTI 1974

-FILMI “MOTIVE NGA DITA E DIEL” :- REGJIZOR E SKENARIST : DHIMITER ANAGNOSTI 1973

-FILMI “PARAFABRIKATET” :- REGJIZOR E SKENARIST : DHIMITER ANAGNOSTI 1970

– FILMI “GJOLEKA, DJALI I ABAZIT” :- REGJIZOR E SKENARIST : DHIMITER ANAGNOST

-FILMI “NJERIU KURRË NUK VDES” :- REGJIZOR E SKENARIST : DHIMITER ANAGNOSTI

DHE REGJIZOR  VIKTOR GJIKA

Ka punuar e ka kontribuar si pedagog nga viti 1980-të në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas me emërtimin Akademia e Arteve e Universitet i Arteve, për përgatitjën me formim profesional të brezave të rinjë, të shumë kineastëve e regjizorëve të filmit e të radiotelevizionit, si dhe të aktorëve, që ka dhënë leksione publike e trajnime për kineastët.
Është i njohur si pedagog, që u ka dhënë studentëve metodologjin e stilin e tij vizionarë të regjizurës, frymën analitike ndaj kinematografisë si art, për t’u karakterizuar nga origjinaliteti e ndieshmëria artistike dhe komunikimi emocional gjatë rrëfimeve filmike.
Ka qenë vlerësuar si mjeshtër i kinemasë dhe profesor i përkushtuar për formimin e brezave të rinj të regjizorëve e artistëve vizual në Shqipëri.
Botimet e tij, reflektime teorike për filmin dhe dramaturgjinë vizuale, që përfshijnë mendimet e përvojën, si dhe vizionin e tij për dramaturgjin vizuale, janë e do të mbeten një pasuri e madhe me karakter krijues për kineastët e regjizorët dhe aktorët.
Për profesionalizmin e shquar të tij, ka qenë në juritë gjatë konkurseve të studentëve dhe të mjaftë festivaleve.
Dhimitër Anagnosti do të kujtohet e mbetet midis nesh me veprat e tij krijuese e realizuese. Për krijuesit e artistët e shquar nuk ka patur e s’mund të kete dalje në pension të parakohëshëm, sepse ishin të domosdoshëm e të pazevendësueshëm për skenën dhe ekranin, si dhe vazhdonin t’i jepnin artit e kulturës krijimtari me shumë përkushtim me vlera.
I jam mirënjohëse për kontributin, që ka dhënë në kinematografi dhe si profesor nga viti 1980-të në Institutin e Lartë të Arteve dhe më pas me emërtimin Akademia e Arteve e Universitet i Arteve, për përgatitjen e formimin profesional të brezave të rinjë, të shumë kineastëve e regjizorëve të filmit e të radiotelevizionit, si dhe të aktorëve, që ka dhënë leksione publike e trajnime për kineastët.
Ka qenë i njohur, se u ka dhënë studentëve metodologjinë e stilin e tij vizionarë të regjizurës, frymën analitike ndaj kinematografisë si art, për t’u karakterizuar nga origjinaliteti e ndieshmëria artistike dhe komunikimi emocional gjatë rrëfimeve filmike.
Ka qenë vlerësuar si mjeshtër i kinemasë dhe profesor i përkushtuar për formimin e brezave të rinj të regjizorëve e artistëve vizual në Shqipëri.
Botimet e tij, reflektime teorike për filmin dhe dramaturgjinë vizuale, përshkruajnë mendime e përvojë, si dhe vizionin e tij për dramaturgjinë vizuale, janë e do të mbeten një pasuri e madhe me karakter krijues për kineastët e regjizorët dhe aktorët.
Për profesionalizmin e shquar të tij, ka qenë në juritë gjatë konkurseve të studentëve dhe të mjaftë festivaleve.
Dhimitër Anagnosti do të kujtohet e mbetet midis nesh me veprat e tij krijuese e realizuese.
Për krijuesit e artistët e shquar nuk ka patur e s’mund të kete dalje në pension të parakohëshëm, sepse ishin të domosdoshëm e të pazevendësueshë për skenën dhe ekranin, si dhe vazhdonin t’i jepnin artit e kulturës krijime me me shumë vlera.

NGUSHËLLIME  ZNJ. ROZA E FAMILJARËVE DHE TË AFËRMVE, SI DHE KOLEGËVE DHE MIQVE TË TIJ!

U PREHTË NË PAQE!

TEFTA CAMI-CANI, ISH, MINISTRE E ARSIMIT DHE KULTURËS

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Klasë e dështuar

mirë ta zëmë se ata do të përmirësohen një ditë dhe injoranca do të zhduket …