Tefta Cani

Tefta Cami kritikon ardhjen e autobusëve me grekë në Zvërnec: “Shqipëria nuk mund të jetë han pa porta”

Ish-ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Tefta Cami, ka reaguar ashpër lidhur me diskutimet për ardhjen e autobusëve me shtetas grekë në Zvërnec, duke ngritur shqetësime për atë që ajo e cilëson si pretendime të vazhdueshme të Greqisë ndaj territorit shqiptar. Në një reagim publik, Cami shtron pyetjen: “Ç’duan grekët dhe qeveria greke në Shqipëri? Si u kthye Shqipëria në han pa porta, që mund të vijë kush të dojë e si të dojë?”. Duke iu referuar përvojës së saj si ministre dhe angazhimit në çështjet e arsimit të minoritetit grek, ajo thekson se në vitet kur ka ushtruar detyrën, minoriteti grek ishte i përqendruar kryesisht në Dropull dhe pjesërisht në Sarandë, ndërsa për zonën e Nartës dhe Zvërnecit, sipas saj, nuk ka pasur njohuri për ekzistencën e një minoriteti grek. Cami kujton gjithashtu se në vitin 1980 ishte krijuar katedra e gjuhës greke në Institutin e Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës dhe ishin hartuar tekste shkollore për shkollat e minoritetit, duke nënvizuar se të drejtat e këtij komuniteti ishin respektuar institucionalisht. Ish-ministrja ndalet edhe te çështja e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940–1941. Sipas saj, dokumentet arkivore tregojnë se eshtrat e tyre janë marrë nga pala greke që në vitin 1985, pas një vizite të ish-presidentit grek Kristos Papulias në Shqipëri. Ajo kritikon ashpër vendimet e mëvonshme për lejimin e ngritjes së varrezave greke në territorin shqiptar, duke i cilësuar ato si veprime të papranueshme dhe duke kërkuar që institucionet shqiptare të mbështeten më shumë në studimet arkivore për çështje të ndjeshme historike.

Kontrolloni gjithashtu

Rritje e ndjeshme e pasagjerëve në aeroportin e Tiranës

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë po vazhdon me rritjen e madhe të numrit të …